Pas debateve të hapura në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela së bashku me sekretarin gjeneral të ASH, Arben Taravari dhe nënkryetarët, Remzi Mehmedi, Agon Ferati dhe Elmi Aziri pritet që të shtunën më 03.03.2018 të udhëtojn drejtë Zvicrës për të informuar mërgimtarët për situatën dhe zhvilllimet e fundit në vend, informon Fol.

Temat që do të diskutohen janë:
-zyrtarizimi i gjuhës shqipe,
-emri dhe pasojat për shqiptarët,
-diaspora si pjesë e zhvillimit ekonomik te komunat shqiptare, etj…/Fol/