Fitorja e Shqipërisë përballë Maqedonisë ka qenë një entuziazëm dhe një gëzim i papërshkruar për të gjithë tifozët shqiptarë, pasi sfida mes kësaj lojë shihej me mjaft kujdes për të fituar pikët e meritura. Tashmë Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë tre pikë në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”, duke mposhtur 2:1 Maqedoninë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Shpeshherë personalitete të jetës publike ose tifozë të ndryshëm komentojnë dhe politikanët që ndjekin skuadrat e zemrës siç është ajo e Kombëtares së Shqipërisë. Në mesin e politikanëve që bën tifo për fitore ndaj ekipit të Kombëtares është parë në “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela, ku padyshim se dhe fitorja e Kombëtares Shqiptare nuk ka munguar duke e mposhtur Maqedoninë me rezultat 2:1.

IMG_20160906_172207

© fol.mk