Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i shoqëruar me bashkëpartiak të tij ishin ndër të parët që arritën në protestën e sotëshme “Liri për Feta Alimin”.

Protesta e paralajëmruar ditë më parë në rrjetët sociale u përkrah fuqishëm nga Aleanca për Shqiptarët. Ata vlerësojnë se sistemi i drejtësisë me këtë vendim, Fetahun nga një hero e kanë shndërruar në “terrorist”.

I ftojmë të gjithë qytetarët , anëtarët dhe aktivistët politik të ASH dhe të subjekteve të tjera që në mënyrë të qetë dhe të denjë ashtu siç është Feta Alimi të protestojmë duke kërkuar liri për Feta Alimin, për heroin e fundit që u sakrifikua për të ardhmen e këtij vendi, për stabilitetin ndëretnik duke e shpëtuar jetën Kryetarit të ASH Ziadin Sela.” – u shprehën nga Aleanca për Shqiptarët.