Në rrjetet sociale kanë shpërthyer pakënaqësi se si përfaqësues të BDI-së po kalkulojnë dhe lobojnë se kush do të shkojë ministër. Kjo po ndodhë në një situatë kur kreu i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, që është çelësi i Qeverisë gjendet i shtrirë në spital.

“Turp ju qoftë, po kalkuojnë si hiena për pushtet, derisa Sela është i shtrirë në spital. Ajo do të jetë qeveri e gjakut të derdhur të Selës dhe Zaevit, dhe jo e këtyre puthadorëve dhe aleatëve të deridjeshëm të VMRO”, thekson Agron L, aktivist i LR-PDSH.

Sipas tij, ka dëgjuar dhe po e sheh se si përfaqësues të BDI-së kanë nisur të flasin se kush po shkon në poste të larta nga ministra e deri më poshtë. Në BDI nga ana tjetër, konfirmojnë se po bisedohet në instanca jozyrtare për delegimin e kandidatëve për poste të larta qeveritare.