Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka bërë thirrje që bashkëkombasit e Haraçinës që janë me LSDM ti bashkohen Aleancës për Shqiptarët. Ai këtë e ka theksuar në kuvendin zgjedhor të degës së Haraçinës.

Sipas tij, Aleanca do të mbrojë nderin dhe krenarinë e shqiptarëve, por do të përkujdeset për zhvillimin e vendbanimeve shqiptare duke marrë hisen e buxhetit të shtetit.
” Ju na mbroni nga turpi i i gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoni, prandaj duhet që me ma shumë angazhim që në këto zgjedhje të fitojë kandidati shqiptar dhe me koncept shqiptar.”, theksoi Sela.
Ai foli edhe për siç tha disa haraçinas që përkrahin kandidatin shqiptar nga LSDM duke thënë se “edhe ata janë motrat dhe vëllezërit tanë që mund të udhëhiqen nga interesa të ngushta personale, por ju nuk duhet ti përjashtoni ata.
“Përkundrazi duhet tua zgjasni dorën dhe tju thoni, se ne kemi bërë një Aleancë dhe ajo është Aleanca për Shqiptarët dhe thirni që ata të vinë me ne”, theksoi Sela.
Në kuvendin e Aleancës për Shqiptarët  – Haraçinë kandidat i mundshëm për kryetar komune u zgjodh Isen Ramadani, ndërsa bartës i listës së këshilltarëve: Naser Selmani. (INA)