Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjatë tubimit madhështor të mbajtur sot në Kumanovë, ka thënë se fuqia absolute është në duart e çdo shqiptari. Andaj ai ju bëri thirje që të ahfrytëzoj të drejtën e votës për të sjellë ndryshimin.

“Jemi para një momenti mjaft të rëndësishëm, fuqi absolute në dorën tuaj, për të votuar dhe për të sjellur ndryshimin më 15 korrik. Ndryshim kaq shumë i pritur që ne e presim të gjithë si shqiptar. Kuptohet se zhvillohet një situatë e pakëndshme për ne, ne shfrytëzojmë rastin që tju bëjmë apel vëllezërve dhe motrave tona dhe tju themi shumë qartë, pa asnjë dilemë, ne vijmë me paqë, ne vijmë fisnik ashtu siç janë shqiptarët”, tha Sela.