Nga VMRO-DPMNE-ja dolën me njoftim ku thonë se, nëse ata i fitojnë zgjedhjet dhe formojnë qeveri, njëra nga punët që do i bëjnë është se do ti ulin ndjeshëm gjobat për shkelje në trafikë.

Maqedonia dhe qytetarët e saj meritojnë më mirë. Qytetarët presin drejtësi.

VMRO-DPMNE është e përkushtuar të zbatojë një sistem parandalimi pastaj ndëshkim. Në atë drejtim, do të ndjeken modele të reja në funksionimin e punës dhe inspektimit të tregut. Dënimi do të pasojë vetëm nëse parregullsia nuk korrigjohet brenda një periudhe të caktuar dhe nëse ajo përsëritet akoma nga personi juridik.

Ne jemi të përkushtuar për të rritur dënimet për kundërvajtjet në komunikacion. Qytetarët duhet të lirohen nga dënimet të mëdha dhe drakoniane. Për shembull, nëse një gjobë tani është 300 euro, ajo do të ulet në 30 euro.

Sistemi i dënimeve të vogla por efektive do të ndihmojë në zvogëlimin e korrupsionit, lirimin e institucioneve nga lendët e tepërta të cilat kushtojnë shumë para dhe kohë, dhe do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për sundimin e ligjit.

Pas 15 korrikut, fillon ripërtëritja, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.