Ndaj thirrjeve të shumta të opinionit publik  për një debat televiziv ndërmjet Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës, sonte nga Struga ku koalicioni “Tash është koha” zhvilloi një tubim zgjedhor, iu përgjigj pozitivisht Ziadin Sela. Ai para të pranishmëve dhe mediave që e ndiqnin e përshëndet Ali Ahmetin dhe e ftoi në debat.

Duke i çuar duart lart, jo si herët e kaluara ku thoshte mirupafshim kësaj rradhë kishte një porosi tjetër:

“Ali përshëndetje, shqiptarët duan të na shohin në debat, t’i përballim argumentet me njëri tjetrin, gjithë shqiptarët e duan këtë , unë Ziadin Sela këtu nga Struga po të them hajde dalim në debat, hajde të kuvendojmë, zgjidhe shpinë mediatike ku të duash ti, zgjidh gazetar kë të duash ti, merr dhe një grup gazetarësh me vete, e nëse ti nuk je i gatshëm pranoj debat unë nga njëra anë dhe gjithë ministrat e tu dhe kryesia e ngushtë e jotja nga ana tjetër”. /fol.mk