Aleanca për Shqiptarët mbrëmë mbajti tubim në fsh Zhelinë ku u prezentua kandidatura e kandidatit për Kryetar Komune dr Reshat Aliu.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela, në fjalimin e tij foli edhe për decentralizimin në Maqedoni që sipas tij është edhe fajtori kyç i një diskriminimi politik dhe ekonomik ndaj shqiptarëvë, sipas tij BDI është përgjegjësi kryesor që ka lejuar qe ligjini decentralizimit të ketë aq defekte që nuk e avansojne pozitën e shqiptarëve nëpër komunat lokale në raport me pushtetin qëndror.

Fajtor kryesor është BDI që me këtë koncept të decentralizimit, qytetarët shqiptar nuk mund ti gëzojnë të mirat nga tatimet e tyre, ti shofin të kthyera me projekte te ndryshme ne komunat e tyre, por ata para shkojnë në qytete tjera dhe jo ne vendbanime shqiptare.

Gjatë gjithë kësaj periudhe në të gjitha Komunat shqiptare nga ky koncept i decentralizimit shofim një degradim të sistemit arsimorë, pa kushte për një nivel dhe cilësi në sferën e arsimit.

Problemin me ujin e pijshem pothuajse është problem gjitha vendbnimet shqiptarare, nga ky koncepti politik qe ka udhehequr ne keto komuna dhe i pushtetit qendror, i cili në buxhetin e shtetit aspak nuk i ka trajtuar shqiptaret.
emrues i perbashket i gjithe ketyre emruesve eshte BDI shtoi Ziadin Sela./fol.mk/