Aleanca për Shqiptarët mbrëmë në një atmosferë impozante mbajti tubimin elektoral për komunën e Zhelinës,ku kandidati i kësaj partie Dr Reshat Aliu para të pranishmëve shpalosi ofertën zgjedhore si kandidat i mundshëm për të parin e komunës. Ai me këtë rast para të pranishmëve theksin e vendosi mbi mungesën e investimeve kapitale dhe keqmenaxhimin e buxhetit komunal.Më tej z Aliu shtoi: “Vërtet është kohë fushate, andaj unë dhe ekipi im zotohemi se bashkërisht do tia kthejm dinjitetin Komunës së Zhelinës, ku së bashku në mënyrë të pandarë, këtë përgjegjësi kaq të madhe do ta marrim në dorë duke udhëhequr komunën tonë për ta kthyer atë në shpresë për të gjithë qytetarët, ndryshe nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi para atyre që vodhën gjithcka që kishin para syve”.

Dr Reshat Aliu, gjithashtu përmendi disa raste kur komuna ka kërkuar mjete financiare nga banorët e disa vendbanimeve pjesë përbërëse e komunës së Zhelinës, duke shprehur habinë se përse një kryetar komune nuk përdor fondet zhvillimore që Bashkimi Europian i jep ndihmë Maqedonisë. Asnjë kryetar komune nuk guxon të prek në xhepin e bashkëvendasve dhe ti detyrojë të paguajnë financimin e projekteve të mangëta të komunës”, – ka përfunduar kandidati për kryetar komune Reshat Aliu./fol.mk