Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sonte një tubim në qytetin e Strugës, ku u prit nga simpatizantët e këtij koalicioni.
Në fjalën e tij para bashkëvendësve, Ziadin Selafalënderoi krerët e “Aleancës për Shqiptarë”, ndërsa duke folur për kundërshtarët e tij, ai tha se Struga nga viti 2013 është shpronësuar, nuk ka më pronarë, dhe se pronarë të Strugës janë “shqiptarët dhe zoti”.
“Prandaj unë të sfidoj, të kam ardhur në njësinë zgjedhore numër 6 atje ku je ti dhe do të fitoj, dhe nëse ke dëshirë hajde ti këtu, dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale garojmë përballë njëri tjetrit dhe atëherë o unë o ti, se me këto kriminelët e vegjël që janë këtu nuk do të merrem”, tha Sela.
Sela theksoi gjithashtu se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjithë shtetin është kushti kryesor i këtij subjekti për të hyrë në bisedime për hyrje në qeveri. /albeu.com/