“Ka qenë vera e vitit 2015 kur jemi ulur dhe kemi bërë platformën.”

Me këto fjalë i komenton lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela zërat se Deklarata e përbashkët e partive shqiptare është përpiluar në Tiranë. Ai thotë se kjo Deklaratë nismat e saja i ka pasur në Gostivar, pas takimit të parë me kryetarin e RDK-së Vesel Memedi.

Sela tha se nuk ka qenë e nevojshme që lideri i LSDM-së Zoran Zaev, t’i arsyetohet presidentit Gjorgje Ivanov me shpalosjen e Programit qeveritarë në një konferencë për media.

“Unë nuk do të pres që të bëj ligj për gjuhën shqipe Zoran Zaev ose Nikolla Gruevski. Ne nuk duhet të presim që këtë ligj ta bëjnë ata. Ai doli dhe e shpalosi programin e vet qeveritar të LSDM-së, siç duket i frikësuar dhe për t’i dhënë arsyetime presidentit të shtetit. Të kërkosh shtetin e së drejtës dhe të bësh një pres për t’i arsyetuar Ivanovit që shkel Kushtetutën me dy këmbë  sa herë që i kujtohet, është dobësi. Për mua, Zaev ka gabuar dhe nuk ka pas përse të bëj një gjë të tillë, aq më tepër t’i kërkoj përsëri afat”, tha Sela.

Sela thotë se VMRO-DPMNE Deklaratën po e përdor për ta manipuluar popullin maqedonas, pasi që sipas tij, përmbajtja e kësaj deklarate nuk përbën kërcënim për Maqedoninë.

“Nikolla Gruevski e shfrytëzon deklaratën si një mjet politik për të frikësuar maqedonasit se çfarë po ndodhë. Informatat të cilat i kamë të sigurta, thonë që Nikolla Gruevski i ka pranuar të gjitha pikat e Deklaratës përveç PPS. Kjo flet mirë se për çfarë bëhet fjalë”, shtoi ai. 

Ziadin Sela mbanë qëndrimin se partia e tij nuk do të heq dorë nga Deklarata deri në zbatimin e saj./TV21/

https://youtu.be/vaP7-xmqk4U