“Ata po mundohen të përvetësojnë shqiptarët, ata gjatë çdo tubimi të tyre partiak thonë se shqiptarët janë të BDI-së, e kemi rastin që me 11 dhjetor kur të vijnë dhe të kërkojnë vota t’i debojmë e t’u themi se nuk kanë as të drejtë morale as politike, që të vijnë e të na lusin për vota”, deklaroi kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela në Kuvendin zgjedhor të Rinisë së LR-PDSH në Tetovë.

Sela theksoi se partia e tyre nuk është shfaqur në skenën politike për përçarje, por për bashkim dhe këtë më mirë e tregon fakti i “Aleancës për Shqiptarët”. Ai gjithashtu gjatë fjalimit të tij akuzoi BDI-në për gjendjen katastrofale të shqiptarëve, në çdo sferë.

Në prani të 270 anëtarëve me shumicë votash, kryetar i rinisë në degën e Tetovës u zgjodh Lumnim Jonuzi, i cili shprehu falenderime dhe premtoi se do të angazhohet edhe më shumë për zgjerimin e kësaj partie deri para zgjedhjeve.

Video Player

 
 
00:00
 
00:0