Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar SHBA-në për 245-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Ky është statusi i tij i plotë:

“Gëzuar Dita e Pavarësisë, Amerikë!

U bashkohemi miqve dhe aleatëve tanë më të ngushtë në kremtimin e 4 korrikut, duke shpresuar në thellimin dhe forcimin e partneritetit midis vendeve tona.

Mburremi me solidaritetin midis kombeve tona në avancimin e lirisë, paqes dhe sigurisë në botë.”