Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Arif Selami sot në mbledhjen e Këshillit Komunal ka arritur të zbuloj një mashtrim donacioni nga një firmë joaktive për Komunën e Tetovës.

Bëhet fjalë për kompaninë 4 ALL MEDIA SHPKPV- Shkup, e cila për shkak të pengesave financiare është e bllokuar dhe rezulton joaktive. Arif Selami në rrjetin e tij social shkruan:
Sot, ne seancen e rradhes se Keshillit komunal te Tetoves, ne rend dite kryesisht kishim propozim vendime qe kane te bejne me transportin publik te Qytetit tone.
Dihet qe lajmi per fillimin e realizimit te ketij projekti te shumepritur do te gezoj dhe do has ne mirekuptim te plote nga te gjith bashkeqytetaret tane sepse implementimi i tij do te thote ngritje e standardit jetesor si ne drejtim te shkarkimit te haosit ne komunikacion ashtu edhe ne uljen e nivelit te ndotjes se ajrit, e qe per ne tetovaret ka domethenie te veçante!

Mirepo, menyra se si ishte planifikuar te instalohet nje nisme e ketille ishte skandaloze dhe me pas edhe me konsekuenca reale ligjore ndaj Komunes se Tetoves, po qe se kalonte Pika e 3 e Rendit te Dites!

Respektivisht, ne piken e 3-te te Rendit te Dites -Propozim-Vendim per pranimin e donacionit nga “4 ALL MEDIA SHPKPV” – Shkup, ishte perpiluar dokument juridik me disa nene te perfshira ne te.

Neni 1 pershkruante donacionin ne fajle, ku Komuna e Tetoves do pranonte si donacion 45 nenstacione autobusi (strehimore) me çmim prej 96.000,00 den pa TVSH per nje nenstacion nga kompania e lartepermendur.

Neni 3, parashifte qe Komuna e Tetoves si pranuese e donacionit, donatorit ti mundeson hapesire reklamuese ne keto nenstacione ne periudhen prej 10 vjetesh, me mundesi te vazhdimit te periudhes se reklamimit?!

Pershak, qe nuk mund te llogaritet DONACION, kur ne kundervlere ta saj Komuna obligohet apo ngarkohet qe donatorit bllanko ti jape te drejte ti shfrytezoje keto hapsira per perfitim nga reklamat per nje periudhe prej 10 viteve, propozova qe ky nen nga ky dokument te largohet qe te kete kuptim donacioni si i tille!
Metutje, duke marre parasyshe qe Tetova eshte nder komunat me borxh publik me te lart ne vend, potencuam qe keta projekte kapitale MEDOEMOS te realizohen nepermjet thirjeve publike, respektivisht nepermjet tenderimit gje qe do te mundesoje te arrihet deri tek oferta me e leverdishme, e qe shkon ne sherbim te zvogelimit te harxhimeve publike te Komunes! Gje qe do mundesonte rritjen e transparences dhe llogaridhenies ndaj qytetareve!

Dhe ne fund, si kremi mbi torte, vjen skandali te cilin vetem sa e permenda me larte dhe ka te beje me firmen donatore. Respektivisht, diteve te kaluara duke kerkuar te dhena rreth firmes ne fjale, nga sajti i Drejtorise se te Hyrave Publike dhe nga Regjistri Qendror i RM-se u konstatua se kjo kompani eshte themeluar ne vitin 2017, nga madhesia eshte MIKRO (nuk di sa ja lejojne mundesite donacionin ne fjale?!) subjekt dhe per shkak te mos dergimit te llogarise vjetore/raport finansiar per vitin e fundit llogarites ka statusin JOAKTIV!!!
Pra, nuk ka njeri qe mund te besoj qe nje Kompani jofunkcionale ne vitin paraprak, vitin e themelimit dhe me status aktual JOAKTIV, ka mundesi qe te jape DONACION prej reth 83.000 eurove nje Komune!?!!

Pas, fjalimit tim qe e pershkruajta me larte, te gjith keshilltaret konstatuan kete leshim apo shkelje flagrante dhe njezeri votuam qe kjo pike te hiqet nga rendi i dites!
Pas hjekjes se kesaj pike nga rendi i dites, seanca u shpall e mbyllur!