Këshilltari nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët, në Komunën e Tetovës Arif Selami ka reaguar ndaj deponive të egra që po e mbizotërojn Lumin Shkumbin në Tetovë. Ai nëpërmjet rrjeteve sociale, tregon se si NB Company është fituese në çdo tender dhe si Komuna keqmenaxhon me politikat publike. Më poshtë reagimi i tij:

Komuna e Tetovës do ta rregullojë shtratin e lumit Shkumbin
Kostoja: 300 mijë euro
Realizues i projektit: NB Company (Golden Partner ? ?!)
Afat i realizimit: 90 Ditë ?!?!? (Kete do duhet te ua rikujtojme vazhdimisht)

Me këtë projekt, Komuna e Tetovës sërish premton se do të largojë deponinë e egër?!

“NB Company” është kompania me numrin më të madh të tenderëve “të fituar” në fushën e ndërtimtarisë nga komuna e Tetovës.
Nuk ka vend për të komentuar “përzgjedhjen e realizuesve të punëve tenderuese” përderisa referohemi në “kualitetin dhe përmbushjen e standardeve te ndërtimit dhe mirëmbajtjen e rrugëve, afatizimet, ndërtimi i objekteve banesore, hapësirave të gjelberta, pastrimin e borrës”, e kështu me rradhë…!

Sidoqoftë, kërkojmë që Komuna e Tetovës nëbashkëpunim me Ministrisnë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor URGJENTISHT, në kuadër tëkëtij projekti, të ndajnë mjete edhe për rregullimin e pjesës së shtratit të lumit Shkumbin në afërsi tëSpitalit “Klinik” të Qytetit, Me këtë do të arihet të evitohet dëm i sërishëm i Spitalit nga vërshimet e mundshme në të ardhmen (qe në vitin 2015 ishte fatal!!!), pastrimi i deponisë po në të njëjtin vend si dhe shkarkimin dhe rregullimin e komunikacionit rreth e përqark këtij Institucioni shëndetësor, respektivisht permiresimin e lëvizjes për hyrrje-dalje të Ndihmës së Shpejtë dhe pacientëve të këtëjInstitucioni publik!

Mendoj, që rregullimi i kësaj pjese të shtratit të Lumit Shkumbin dhe hapja e Bul Bllagoja Toska do përmiresoj dukshëm komunikacionin në këtë pjesë shumë te frekuentuar te Qytetit, si dhe do të parandalojë ndotjen e ujit, tokës dhe të ajrit në po të njejtin vend!