Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka kritikuar ata që merren me rastin e Shkelzen Gashit pasi sipas tij “nuk po kanë ku të kapen”.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të tregojnë zërin e tyre deri tash për shkak të pandemisë.

“Sot kishte një manifestim që me kanë bërë krenarë, pasi treguan se qytetarët janë shumë më të mirë se shumë politikanë që i bëjnë dëm interesave të qytetarëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka folur edhe për intervistën e mbrëmshme të Presidentit Thaçi.

“Mbrëmë ai [Thaçi] konsumoi veprën penale të shpifjes pas shpifi terma që nuk janë thënë siç ishte termi “UÇK terroriste”. Sa i përket deklarimit të Shkelzen Gashit, kjo temë i takon të kaluarës pasi eprori i tij e ka shkarkuar”.

Selimi thotë se oponentët e LVV-së vazhdimisht merren me deklaratat e Shelzen Gashit pasi sipas tij “nuk mund të kapen në gabime tjera”.

“Vazhdojnë të jetë të varur dhe të kapur vetëm për një çështje të tillë, atëherë mendoj se nuk kanë ku të kapen në asnjë gabim tjetër dhe vazhdojnë ta fryjnë në atë masë sa që dalin nga realiteti”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi.