Për Naser Selmanin, kryetar i SHGM-së, mandat për formimin e qeverisë japin qytetarët dhe se këtë patjetër duhet të kuptojnë Gjorge Ivanov dhe Gruevski me bashkëpuntorët e tij.

Sipas tij, kryetari ka funksion ceremonial në procesin e formimit të qeverisë. Ai duhet që liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili ka siguruar shumicë në parlament prej 67 deputetësh, me automatizëm t’i jep formalisht mandat për formimin e qeverisë. ndërkaq konsideron se çdo gjë tjetër është shkelje e vullnetit të qytetarëve.

”Mandat për formimin e qeverisë japin qytetarët. Këtë patjetër duhet të kuptojnë Gjorge Ivanov dhe Gruevski me bashkëpuntorët e tij. Kryetari ka funksion ceremonial në procesin e formimit të qeverisë. Ai duhet liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili ka siguruar shumicë në parlament prej 67 deputetësh, me automatizëm t’i jep formalisht mandat për formimin e qeverisë.

Çdo gjë tjetër është shkelje e vullnetit të qytetarëve. Nuk mund kryetari të mbrojë shtetin nga vullneti i lirië i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Dua të përkujtojë Ivanovin dhe Gruevskin se edhe Millosheviqi në vitin 2000 refuzoi të largohet nga pushteti, por mbaroi në Hagë. Sinqerisht nuk e di nëse Gruevski ka kapacitet të shkaktojë konflikt ndëretnik në Maqedoni, por jam i sigurt se edhe pas mbarimit të atij konflikti, ai nuk do të mund ta shmangë përgjegjegjesinë për shpërdorimin e pushtetit në 11 vitet e kaluara.

Rruga më e shkurtë për të rrënuar karakterin unitar të Maqedonisë dhe jo vetëm kaq, është duke shkaktuar konfikt ndëretnik. Besoj se shumica e maqedonëve etnik këtë gjë e kuptojnë shumë mirë. Prandaj, nëse duan ta ruajnë vendin e tyre, duhet të kundërshtojnë Gruevskin”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Naser Selmani.