Ish-diplomati Gjorgje Spasov në një reagim të tij e ka quajtur të turpshme letrën e presidentit Ivanov dërguar liderëve botëror lidhur me situatën në Maqedoni.

“Ivanov përmes kësaj letre ka plasuar një mori të gënjeshtrave se gjoja po rrezikohet paqja, Kushtetuta, unitariteti i Maqedonisë nga partitë”, ka shkruar Spasov. 

Sipas tij, “Deklarata e Tiranës” nuk është dokument zyrtar, por është e ngjashme me thirrjen që VMRO-DPMNE bëri për të mos njohur zgjedhjet nëse i vidhen mandatet e deputetëve. 

“Ivanov tregoi se është kreatori kyç i krizës dhe thellimit të saj pas zgjedhjeve”, thotë Spasov.