Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë, Imer Selmani mendon se partitë politike e kanë nisur tashmë fushatën elektorale. Kjo gjë sipas tij vërehet edhe ne qasjen e tyre publike, por edhe sjellja në Kuvend.

“Partitë politike vetëm se kanë hyrë në fushatë zgjedhore, punojnë në teren, ndërsa disa punojnë edhe në parlament. Nëse e shikojmë punën e parlamentit më së paku do të shohim debat për rendin e ditës, për ligje etj., por do të shohim një publicitet të deputëtve për kanidatët e tyre apo komunat e tyre”., – është shprehur Selmani në emisionin TopTema në Tv Telma.