Me caktimin e datës për zgjedhjet e 12 prillit, në skenën politike kanë filluar trumbetimet parazgjedhore të partive, me pjesë nga programet dhe ofertat e tyre për këto zgjedhje, duke mos dhënë llogari para qytetarëve për atë se cfarë është premtuar dhe cfarë është realizuar nga programet partike në zgjedhjet e kaluara.

Profesori Universitar Bashkim Selmani për TVM2 thotë se kjo është e pranishme në kulturën partiake tek të gjitha subjektet, përfshi dhe ato shqiptare.

Në këtë fushatë nga ana e partive të pushtetit do të dominojë anëtarësimi i vendit në NATO, -si një e arritur shumë e madhe për vendin, ndërsa shumë më pak mund të flitet për rezultatet e dobëta të cilat u treguan në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Deri tani cdoher ka munguar kultura e emancipimit politik për arsye se gjitha programet partiake të cilat u prezentohen qytetarëve asnjëher nuk ka ndodhë që të realizohen në pjesë të caktuara, mirpo nga ana tjetër asnjëherë nuk u ju kanë kërkuar faje qytetarëve për mos realizimin e programeve të tyre. Pjesa e parë e cila do të ndërlidhet për fitoren gjitha partitë politike shqiptare shpresoj se do të jetë NATO-ja, gjoja se ato i kanë meritat për aderimin e vendit në NATO, dhe pjesa tjetër më pak do të përqëndrohemi për korupsionin dhe krimin e organizuar. Poashtu si pjesë e dytë besoj se do të jetë mundi i përbashkët i partive politike shqiptare për formimin e Qeverisë së kaluar, me votat e diskutuara dhe gjuha shqipe” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Dëshpërimi i qytetarëve nga puna e deritanishme e subjekteve padyshim se mund të reflektohet edhe në zgjedhjet e 12 prillit, gjë që po e tregojnë edhe anketat e fundit ku regjistrohet një përqindje e theksuar e qytetarëve të cilët nuk duan të dalin dhe të votojnë apo edhe qytetarë të cilët akoma janë të papërcaktuar, shprehet profesori Selmani.

“Një pjesë e madhe e qytetarëve të revoltuar nuk shpresoj se do të dalin në zgjedhje mbas anketave të cilat i kemi bërë deri tani. Prandaj gjita këto tema të cilat do ti konsumojnë partitë politike shqiptare asnjëher nuk e kanë strategjin e përbashkët, prandaj mund të mbajnë peng ose premtim që do ta realizojnë sepse tanimë kur kemi parti politike shqiptare të pa sfiduara dhe të pa pjekuara në aspektin politik, ndodhë e kundërta, sot ne kemi votues shumë të pjekur dhe me një demokraci shumë të madhe” – u shpreh Selmani.

Sipas Selmanit prioritare në këto zgjedhje për partitë shqiptare do të duhet të jetë oferta sfiduese për zhvillim ekonomik që do të nënkuptonte tejkalimin e gjendjes së rënduar ekonomike për qytetarin shqiptar, dhe reformat në gjyqësor, lufta e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, ku padrejtësia duhet të shëndërrohet në drejtësi.