Kryetari i SHGM-së Naser Selmani e akuzoi Qeverinë se dëshironi që të cenzuroni mediat, transmeton Zhurnal.

Selamni theksoi se “Ju pretendoni që e mbështetni vetrregullimin e mediave, kurse me nenin 61 dëshironi që etikën gazetareske, gjegjësisht mediumin ta dënoni me 5000 kurse 1500 euro për personin përgjegjës kurse kjo është cenzurë.Nuk ju pengoi që në vitin 2016 të mbështetni 1% nga buxheti i Servisit Publik, kurse tani paramendoni që 0.7% të buxhetit.Nëse MRT ka borxh rrethë 30 milion euro si planifikoni që ju me 15 milion euro në vjet të hapni program të ri në MRT, që të i siguroni mjetet teknike, të paguani pagat për të punësuarit kurse ku është digjitalizimi? tha Naser Selmani në debatin për reformat në media.

Kritika më shumë ishin dërguar për detyrimin që mediat të emitiojnë 50% muzikë maqedonase, ndërsa përfaqësuesit e mediave private e përshëndetën propozimin për tu liruar nga ky kusht me nenin 92, që shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale kanë reaguar se duhet të mbrohet prodhimi vendas.

Nga Qeveria theksojnë se kjo nuk është verzioni final i ligjit, por është e mundur që ende të ketë propozime dhe vërejtje.

“Qëllimi jonë është që të përmirësohet sfera mediatike dhe roli i Qeverisë të jetë minore.Kemi qëllim që të departizohet Servisi Publik dhe Agjencioni për Mediat.Planifikojmë që njëherë në muaj nga grup punues Qeveritar dhe nga përfaqësues Qeveritar ta ndjekim se si do të realizohet ligji” theksoi Ministri për Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski.