Një burrë i njohur si “njeriu pemë” ka zbuluar se lythat që janë në duart e tij kanë filluar të rigjenerohen – megjithëse i është nënshtruar 16 operacioneve për t’i larguar ato.

Abul Bajandar, 27 vjeç, nga Bangladeshi, u gëzua vitin e kaluar kur mjekët thanë se i kanë hequr me sukses rritjet e dhimbshme nga duart dhe këmbët e tij.

Abul është një nga vetëm katër vetë në botë që është diagnpstikuar me sëmundjen e rrallë gjenetiken të quajtur epidermodysplasia verruciformis – dhe ka vuajtur simptomat e çuditshme për dekadën e fundit.

Mjekët në spitalin e Kolegjit Mjekësor Dhaka besonin se kishin trajtuar me sukses 27-vjeçarin kur ai iu nënshtrua 16 operacioneve vitin e kaluar.

“Unë kurrë nuk mendova se do të isha ndonjëherë në gjendje ta mbaja fëmijën tim me duart e mia”, tha ai.

Abuli, i cili vjen nga një fshat i varfër në rrethin bregdetar jugor të Khulna, u bë i njohur pasi me sëmundjen e tij u bë shumë i njohur në media.

Kirurgët mendojnë se Abuli mund të jetë personi i parë që duhet të shërohet nga sëmundja, me kusht që lythat të mos rriten.