Gjatë dimrit organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë e me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin.

Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara, si koka, këmbët e duart mund të ngirjnë.
Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, quken dhe dhembim, e më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhembshme. Nëse kryeni aktivitete fizike në ambiente të jashtme, rrezikoni të përkeqësoni sëmundjet e zemrës.

Disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:

Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve.
Sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërive.
Rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë.
Shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës.
Probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi, skleroderma etj.
Fraktura, ndryshje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve në akull.
Ngrirjet e ekstremiteteve deri në amputime të tyre.