2 persona në San Francisco kanë shkuar në spital, pasi që kishin pirë çaj nga mjeku i njejtë bimor, në komunitetin kinez të këtij qyteti.

Departamenti publik i shëndetit i San Francisco-s, tha të premten se gjethet e çajit të blerë nga kompania Sun Wing Wo Trading Company përmban toksina akonite me bazë bimore, shkruan The Guardian.

Zyrtarët e shëndetit thanë se një burrë në të 50-tat dhe një grua në të 30-tat u sëmurën dhe ranë në gjendje kritike, një orë pasi që e kishin pirë këtë lloj të çajit. Incidenti i pare ndodhi në shkurt dhe i dyti në marsin e hershëm, por që të dy kanë mbetur në spital.

Të dy personat ishin bërë të brishtë pasi që e kishin pirë çajin, dhe kishin pasur ritëm abnormal të zemrës, meqë rast u nevojit reanimimi dhe kujdesi intenziv.