Ashtu edhe si ka informuar Agjencia e lajmeve Zhurnal, këto ditë pritet ë të jetë definitive fati i Maqedonisë dhe se pritet ë të kemi seancë të re parlamentare.

Në këtë seancë do të bëhet konstituimi i plotë i Parlamentit dhe do të zgjidhen organet e tij ku më pas institucioni legjislativ do bëhet funksional.

 

Burime pranë BDI-së, jozyrtarisht konfirmojnë se kryetar parlamenti i përbërjes së re parlamentare pritet të jetë Talat Xhaferi, transmenton Zhurnal.

Kush është Talat Xhaferi?

I lindur në 15.4.1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Me studime pasuniversitare për detyra komanduese dhe të shtabit. Ka qenë deputet në parlamentin republikan, më pas zv.ministër i mbrojtjes për të kaluar më tej edhe si ministër në dikasterin e mbrojtjes. Në parlament ka kryer detyra të ndryshme përfshirë dhe atë të shefit të grupit parlamentar të BDI-së.