Dragan Repanoviq nga Ministria për Kthim rreth orës 11:40 ka vizituar me veturë zyrtare truprojat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, raporton KosovaPress.

Vizita e tij u bë në udhëkryqin e Cerkolezit, ku po qëndron vetura e tipit Shkoda me targa të Kosovës, në të cilën tre truproja të Serbisë po rrinë dhe po presin.

Sipas burimeve të KosovaPressit një veturë e truprojave ka mbetur matanë kufirit dhe kjo është arsyeja e qëndrimit të tyre në këtë pjesë. Ndërsa një vizitë atyre ua bëri edhe Radenko Bellosheviq, asamblist në komunën e Istogut, i cili qëndroi disa minuta./KosovaPress/