Ministrja serbe për çështje eurointegrimesh, Jadrana Joksimoviq, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska-Tipko, përcjell Fol.

Ambasadorja Tipko është informuar për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të Serbisë në procesin e integrimeve europiane. Joksimoviq i ka bërë të ditur se Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë në procesin euro-integrues përmes formave të ndryshme të ndihmës teknike dhe shkëmbimit të përvojave.

Theks i veçantë i është kushtuar edhe programit të bashkëpunimit ndërkufitar i nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 për promovimin e punësimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore, si edhe forcimit të bashkëpunimit social e kulturor për komunat ndërkufitare. /Fol/