Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacion në Shkup, Shtip, Vallandovë, Manastir, Ohër dhe Krushevë, e mbikëqyrur nga Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, sonte, më 9 prill,  ka regjistruar seri tërmetesh epiqendra e të cilave ka qenë në rajonin qendror të Shkupit.

Tërmetet kanë ndodhur në ora 21:10 dhe  21:11, me lartësi  prej 2.7 të shkallës së Rihterit.

Sipas informatave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej IV shkallëve sipas shkallës makrosizmologjike të Evropës.