Nga Medai Shaholli

( turpi ëshzë i zi sërish emrin e ka DUI!)

Tanimë pazari me të keqen në negociatat për qeverinë e koalicionit ka ndodhur dhe Zajko gënjeshtari doli sërish fitimtar ndaj lypsarëve të Ali Ahmetit me ëndrrën e parealizuar të integristëve për një kryeministër shqiptar .
DUI në qeverinë e sapoformuar të koalicionit do të marrë ato ministra që i ka përcaktuar Zajko dhe se krypalemntar Talatin do ta mbajnë në krye të parlamentit si kukull për t’i miratuar ato ligje që nuk shprehin vullnetin politik të shqiptarëve në këtë vënd çudirash.
Ndërsa për noterin e betuar të ”dërzhavës” dhe servilin me ”damkë” të pushtetit Naser Ziberi, është vendosur ta lënë për në fund të ndeshjes, në minutat shtesë (pas 90 minutave ) ndërkohë përgjatë gjithë mandatit qeverisës ai mund të mbledh ”topat që do të fluturojnë jashtë fushës së lojës”.
Kjo ishte loja me të keqen që luajti Ali mavria përballë titistit të regjur Zajko me kandidaturën e djegur të kryeministrit shqiptar, i cili siç janë marrë vesh ata do të ”futet në lojë” atëherë kur mbaron mandati katër vjeçar i qeverisë.

Me këtë marrëveshje integristët hoqën dorë përfundimisht nga loja e ndyrë dhe propagandistike për një kryeministër ”shqiptar i ndershëm” si Naser Ziberi, (dhëndër malazias) ku më pas pranuan t’i ”ulin breçkat” për poste ministrash të cilët nuk do jenë tjetër veç lolo të premierit Zajko në katër vitet e sundimit të tij.
Tirana dhe Prishtina me sharlatanët e politikës së tyre shkurtpamëse i kanë dhënë mbështetje të plotë kësaj qeverie qylaxhinjësh duke mos e parë realitetin dhe interesin kombëtar.
Ata janë treguar të pa përgjegjshëm ndaj politikës antishqiptare që luhet në Shkup kundër shqiptarëve sepse kjo qeveri ashtu si dhe qeveritë e tjera të koalicionit, që nga 1991 në bashkëpunim me nga një parti shqiptare që shqiptare i thënçin kanë nëpërkëmbur dhe po shkelin vullnetin politik të popullit shqiptar si inferior dhe qytetar i rendit të dytë.
Por, përkundrazi ata e kanë përshëndetur këtë koalicion duke e quajtur këtë marrëveshje si arritje historike.

Edhe këtë radhë shqiptarët u mashtruan keq përmes sloganeve propagandistike të partive politike shqiptare që joshën shqiptarët me premtimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore me ç’rast u thanë se me ta do të vinte ndryshimi nëse do t’i votonin ata dhe jo të tjerët.
Por njëra nga ata e drodhi më mirë zinxhirin para titistit Zajko për interesa të saj dhe nuk mund të ishte tjetër parti veç se DUI i Ali Ahmetit, ku me vazhdimin e politikës së vjetër të mentalitetit të robit dhe të vasalit para despotit Zajko nënshtrimi dhe pabarazia nacionale si në raport me të tjerët do të ndihet si plagë robërie edhe për shumë vite.

Në këtë marrëveshje Ali Ahmeti i dorëzoi armët pa kushte duke u pajtuar me statusin politik të skllavit për shqiptarët në MV duke mos kërkuar barazinë e plotë me sllavët përmes ndryshimeve kushtetuese si kusht për formimin e qeverisë së re por, ai dezertoi edhe njëherë nga ”fronti i luftës për liri dhe barazi” të shqiptarëve për hir të interesave të ngushta të pushtetit.

Kështu, edhe këtë herë integristët e Ali Ahmetit pa u skuqur fare e ”hëngrën turpin me lugë” ku slogani për kryeministrin shqiptar iku për lesh.
Kësisoj, nepërka e shullërit Zajko do vazhdojë të qeverisë qetë-qetë edhe katër vite tjera në krye të bordellos qeveritare me ”shfalerka” dhe prostituta politike shqiptare të babëzitura pas pushtetit. Medai Shaholli