Daniell Server, ekspert amerikan për Ballkanin nga Universiteti Xhon Hopkins në Uashington, deklaroi për DW se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të bëjnë më shumë që të zgjidhet kontesti me emrin në bazë të së ashtuquajturës Marrëveshje e përkohshme nga viti 1995.

Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonisë duhet t’i lejohet hyrje në Aleancë nën emrin provizor FYROM. Këtë më vonë e konfirmoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Evropianët dhe amerikanët do të duhej që Greqisë t’i thonë që këtë ta pranojë”, thotë Server për DW.