SHBA-ja dhe Turqia do ta vazhdojnë “tërë spektrin e aktiviteteve dhe konsultimevе ushtarake bilaterale” dhe do të kërkojnë rrugë të përbashkëta për përforcim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në të ardhmen, kumtoi sot Pentagoni.

Siç thuhet në kumtesë, kjo është dakorduar dje në Bruksel në takimin e ministrave të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Turqisë, Xhejms Matis dhe Fikri Ishik.

Matis e ka potencuar kontributin e Turqisë  në NATO dhe e ka përshëndetur dialogun transparent me këtë “aleat amerikan, i cili përballet me kërcënime serioze, si në suaza të kufijve personal, ashtu edhe jashtë tyre”.

Ai e ka bindur homologun e tij turk në “përkrahje të SHBA-së për partnerin e tyre strategjik Turqinë në luftën kundër grupit xhihadist Shteti Islamik”.

Ishik deklaroi sot në Bruksel se kryeshefi i Shtatmadhorisë së Bashkuar të Forcave të armatosura të SHBA-së, gjenerali Xhozef Danfird do të arrijë për vizitë në Turqi në biseda në lidhje me operacionin në Raka.