SHBA është e interesuar për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit, porositi sot në Zagreb zv/ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane e euroaziatike, Hojt Brajan Li.

Ai ka ftuar gjitha palët në Maqedoni të jenë të gatshëm në kompromis dhe të formohet qeveri e re paszgjedhore.

“Sinqerisht shpresoj se presidenti maqedonas do t’u mundësojë deputetëve që shprehën dëshirë për këtëdhe partitë që ata përfaqësojnë, të formojë qeveri sa më shpejtë, pasi Maqedonisë i nevojitet qeveri që do të vazhdojë dhe kryejë proceset e filluara në kuadër të procesit paraqasës të BE-së”, ka thënë Ji.