SHBA po heton nëse Rusia ishte e përfshirë në sulmin kimik në Siri që bëri presidentin Donald Trump të nisë sulmin e parë të drejtpërdrejtë ushtarak kundër regjimit të Asadit.

Pentagoni është duke kërkuar për ndonjë dëshmi nëse qeveria ruse e dinte në për sulmin kimik të regjimit të Asadit në provincën Idlib ku u vranë të paktën 80 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA-së, raporton CNN.

Presidenti rus Vladimir Putin e vlerësoi sulmin si “akt agresioni”, dhe tha se SHBA ka shkelur ligjin ndërkombëtar.