Ushtria amerkane ka hedhur në Afghanistan bombën më të madhe ndonjëherë të njohur me nofkën Mother of All Bombs (Nëna e të gjitha bombave), njofton Klan Kosova.

Aksioni ka ndodhur në ora 19 sipas orës lokale afganistane kanë bërë të ditur zyrtarë ushtarakë të lartë amerikanë.

 

Raportohet se objektivi i bombës gjigante MOAB, ishin tunelet e ISIS dhe personeli në rrethinën Achin të provincës Nangarhar.

Sa i përket dëmëve ushtria ende është duke bërë vlerësimet, ndonëse bëhet e ditur që një artileri e tillë është zhvilluar gjatë luftës në Irak por asnjëherë nuk është përdorur një bombë e tillë në fusha të betejës.