Sondazhet në Turqi tregojnë se qytetarët do të mbështesin ne referendumin e se dielës ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga presidenti. Vetë  Erdogan tha gjatë një tubimi se e ardhmja e Europës varet nga të shtetasit turq, që jetojnë në vendet e BE-së.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan shumë shpejt mund të marrë aprovimin e popullit për ndryshimet kushtetuese që do i japin atij më shumë pushtet. Kjo bëhet e ditur nga dy sondazhe. Rezultatet e tyre treguan se rreth 51% e turqve do të votojnë “po” në referendumin e së dielës.
Vetë Erdoan në daljen publike të tij të fundit tha se e ardhmja e Europës varet nga qytetarët turqë që jetojnë atje. “5 milionë nga vëllezërit tanë që janë zhvendosur atje nga Turqia do të formësojnë të ardhmen e Evropës”, u shpreh presidenti turk. Erdogan shtoi se në muajt e fundit i ka rënë maska Europës dhe tani po tregojnë se janë kundër islmit. “Ata nuk kanë tolerancë për muslimanët”, theksoi kreu i shtetit turk.
Ndërkohë, referendumi i së dielës është shumë thelbësor për Turqinë pasi nëse fiton opsioni “po”, vendi shndërrohet në republikë presidenciale nga republikë parlamentare që është aktualisht. Në rast se ndodhë presidenti do të ketë fuqi të pambikëqyrur për të emëruar dhe shkarkuar ministra, do të mund të shpërndajë parlamentin për çfarëdo arsye dhe do të mund të miratojë ligje me urdhra ekzekutivë.