Ushtria e Maqedonisë së Veriut do të përfitojë prej 78 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, deklaroi se këto para do të shfrytëzohen për modernizimin, pajisjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të ushtrisë, duke synuar arritjen e kapaciteteve të plota të NATO-s.

“Ushtria nuk ka kohë dhe në ushtri nuk ka vend për destruktivitet dhe improvizime. Ushtria i shërben shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, tha Petrovska.

Ajo ka thënë se partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së nuk nënkupton vetëm mbështetje politike, por edhe bashkëpunim dhe mbështetje në ndërtimin dhe përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të Armatës. /SHENJA/