Sekretari shtetëror amerikan, Reks Tilerson, në shënimin e 8 shtatorit, ditën e Pavarësisë së Maqedonisë, ka dërguar uratë duke thënë se Amerika tani më 26 vite po punon për mbështetje të aspiratave të Maqedonisë për hyrje në BE dhe Nato.

“Në emër të Qeverisë së Kombeve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë, që popullit të Maqedonisë tua përcjellë dëshirat tona më të mira, në rastin e 26 viteve pavarësi. SHBA janë krenarë që janë partner strategjik i Maqedonisë. Tani më 26 vite punojmë së bashku për mbështetjen e aspiratave të MAqedonisë për hyrje në BE dhe NATO. Përshëndesim aktivitetet që i ndërmori Qeveria e re, me çka tregoi dedikueshmërinë kundrejt principeve demokratike, respektimin e qeverisjes të së drejtës dhe bashkëpunimit rajonal. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Maqedonisë për zbatimin e reformave, të nevojshme për të siguruar vend në familjen euroatlantike. ME padurim presim bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në vitet që vijojnë”, thuhet në urimin e Stejt Departmentit, në shënimin e Ditës së Pavarësisë së MAqedonisë./Zhurnal.mk