Anëtarja e AMSHM-së, Katica Kulafkova, njëra nga akademikët më të zëshëm që janë kundër ligjit për gjuhët, ka shprehur edhe një herë anën nacionaliste dhe fashishte të një pjese të intelektualëve maqedonas, në lidhje me përmirësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara edhe në kartën për të drejtat dhe liritë e njerut të OKB-së.

Sipas saj në Evropë nuk ka asnjë gjuhë të pakicave që është deklaruar zyrtare në nivel shtetëror, por veteëm për të folur dhe për përdorim lokal, duke haruar, besojmë qëllimisht Belgjikën dhe Zvicrën, shkruan Zhurnal.

“Nuk ka asnjë gjuhë në Evropë që është deklaruar zyrtare në nivel shtetëror, por për të folur apo për të mësuar në mënyrë vullnetare, sipas dëshirës. Gjuha e shtetit është një gjuhë administrative, pune dhe e detyrueshme dhe duhet të mësohet nga të gjithë qytetarët në arsimin fillor dhe të mesëm.

Gjuha e dytë ose e tretë, si rregull, janë zyrtarë në nivel lokal ose rajonal dhe nuk i detyrojnë të gjithë shtetasit e shtetit, por kanë për qëllim të përmbushin të drejtat gjuhësore të bashkësive etnike dhe gjuhësore të pakicave. Mësimi i gjuhës së dytë është çështje e nevojës dhe e kulturës politike. Shtetet me një përbërje heterogjene gjuhësore (gjuhë të grupeve të ndryshëm gjuhësor) përballen me probleme më të mëdha se vendet në të cilat gjuhët dhe kulturat i përkasin një tradite të ngushtë.

BE, të cilën ne e konsiderojmë si një paradigmë të qytetërimit, po e zgjidh këtë çështje ndryshe. Për shembull, në shtetet baltike, të cilat kanë një përbërje sociale multietnike, Karta për gjuhët rajonale ose të pakicave nuk respektohet. Në Estoni dhe Letoni, për shembull, “pakica” ruse numëron 29.6% dhe 37%, sipas regjistrimeve të fundit, megjithëse më herët ishte më i madh, gjuha e vetme zyrtare, shtetërore, administrative, punuese dhe arsimore është estonishtja, përkatësisht letonishtja. Europa lejon një pabarazi të tillë në aspektin e të drejtave gjuhësore. Për Ballkanin edhe të mos flasim.Vetëm R. Maqedonisë përpiqet të jetë një lider në margjinalizimin administrativ, të punës dhe arsimor të gjuhës maqedonase. Ky proces u legjitimua nga Ligji në vitin 2008, për t’u ekzagjeruar, në një absurditet, në projektligjin e vitit 2017.”, shkruan akademikja Katica Kulafkova.