Drejtori i Agjencisë qendrore të Intelegjencës (CIA), Majk Pompeo nesër do ta vizitojë Turqinë, pasi kjo u dakordua në bisedën telefonike mbrëmë mes presidentit të SHBA-së dhe Turqisë, Donald Tramp dhe Rexhep Taip Erdogan.

Gjatë vizitës së tij janë planifikuar biseda për çështje sigurie, njoftuan autoritetet turke.

Një nga temat e takimeve të Pompeos me bashkëbiseduesit e tij turq do të jetë lufta e Turqisë kundër lëvizjes së udhëhequr nga predikuesi islamik Fetullah Gjylen, i cili jeton në SHBA, e të cilin Ankaraja e akuzon se e ka organizuar puçin e pasuksesshëm në korrik të vitit të kaluar.

Autoritetet turke theksojnë se bisedat me shefin e CIA-s do t’i kushtohen edhe çështjes për luftëtarët kurdë sirianë, të cilët Ankaraja i konsideron terroristë, për shkak të lidhjes së tyre me kryengritësit kurd, Partia Punëtore Kurde (PKK) e të cilëve është e ndaluar në Turqi.