Shefja e shtabit qëndror të Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi nëpërmjet një statusi në fejsbuk ju bën apel qytetarëve që të dalin masovikisht të mbështesin rrugëtimin euroatlantik të vendit.

Në vijim postimi i plotë:

Sot është ditë e rëndësishme për rikonfrimimin e mbështetjes së shqiptarëve për proceset integruese euroatlantike.

Apelojë tek të gjithë qytetarët shqiptarë që të dalin masovikisht të mbështesin rrugëtimin euroatlantik të vendit, me qëllim vendosjen sa me parë të Drejtësisë, Shtetit ligjor, Llogaridhënies politike dhe morale, Dënimit të kriminelëve që kanë prapavijë partiake, dhe për ti hap rrugen Perspektivës sociale dhe ekonomike, Zhvillimit dhe Investimeve.

Ne i besojmë NATO-s, SHBA-së dhe BE-së, si partnerë të vetëm që ndajmë vlera të përbashkëta gjeo-strategjike dhe politike.
#Dilvoto