Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ka marr ftesë që anëtarësohet në Këshillin evropian për punë të jashtme, një nga organizatat këshilluese pan-evropiane më me ndikim me mision të nxitjes së politikës së jashtme koherente dhe efikase të bazuar në vlera evropiane.

Ftesa është dërguar nga grupi i kryesisë i cila përbehet nga tre anëtar të Këshillit, të udhëhequr nga Karl Bildt, ish kryeministër i Suedisë dhe një ndër politikanët që luajti rol të rëndësishëm në qetësimin e gjendjes në Ballkan pas konflikteve të ish Jugosllavisë, si i dërguar special i KB-së.

“Qëllimi kryesor i karrierës sime gjithmonë ka qenë afrimi i idealeve evropiane drejt Maqedonisë, por edhe afrimi i Maqedonisë drejt Evropës”, thotë mes tjerash në letrën e pranimit të anëtarësisë, ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.