Deputetja e LSDM-së Radmilla Shekerinska ka kërkuar nga Kuvendi që mënjeherë të votohet për ndryshimin e rendit të ditës dhe deputetë të komentojnë mbi propozimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit për shkak se ka mbështetjen e 10 deputetëve, duke u bazuar në rregulloren që e mundëson këtë.

“Gjatë seancës pas propozimit nga Kryetari, propozuesit ose të deputetit të cilin e mbështesin 10 deputetë, dhe këtu janë 62, Kuvendi pa debat vendosë mbi çdo propozim për të votuar për të ndryshuar rendin e kërkimit. Dhe të gjitha ata shtesa që tani po i shtoni nuk janë në rregullore”, tha Shekerinska.