Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska nga sot është në një vizitë pune disa-ditore në Mbretërinë e Bashkuar,përcjell Fol.

Gjatë vizitës, do të takohet me njeriun e parë të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Sekretarin e Mbrojtjes Gavin Williamson dhe Alan Duncan, Ministër për Evropën dhe Amerikën.

Shekerinska do të drejtojë Këshillin Evropian për Punë të Jashtme në temën “Maqedonia dhe NATO”. Ajo do të vizitojë institucionet më të larta ushtarake arsimore në Mbretërinë e Bashkuar – Akademia e Mbrojtjes dhe Royal Akademinë Ushtarake “Sendhrst” ku një nga të diplomuarit është diplomati maqedonas i kadetëve, Milos Trendevski, i cili përfundon akademinë me rezultate të larta. Të premten Shekerinska do të marrë pjesë gjithashtu në paradën ceremoniale për nder të kadetëve të Akademisë Sendhrst.

Si pjesë e vizitës do të vizitojë Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes dhe do të japë intervista për BBC dhe Guardian./fol.mk