Vendimi i Gjykatës me të cilën vërtetohen arrestimet e deputetëve, është i turpshme dhe dëshmi për persekutim politik për ata që nuk mendojnë njësoj si pozita, thonë nga VMRO-DPMNE

“Hunta po bënë persukutim politik. Të gjithë ata që nuk mendojnë njësoj janë vendosur nën kontroll të institucioneve të Qeverisë”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së duke shtuar se dhjetëra qytetarë, ndër ta aktorë, regjisorë, artistë dhe policë pa asnjë arsye janë vendosur në paraburgim në, siç thuhet, tërësisht rast të montuar.
VMRO-DPMNE edhe sot në orën 18 do të organizojë protesta para Ministrisë së Drejtësisë, në rrugën “Dimitrij Çupovski”.