Situata në Sarandë paraqitet e frikshme pas përmbytjeve, shkruajnë mediat shqiptare.

Në një video të siguruar nga BalkanWeb duket një furgon me banorë që ka qenë gati duke rënë duke vendosur në rrezik serioz jetën e atyre që ishin brenda.

Pamje të frikshme vijnë nga Jugu i vendit, pas shembjes së urës së Vanës.

Makina ka mbetur me dy rrotat e para në ajër, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.