Me vendosje të luleve në monumentin para komandës së Brigadës së aviacionit në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe në vendin e fatkeqësisë në Bllacë të Katllanovës sot është shënuar nëntë vjetori i vdekjes së 11 pjesëtarëve të Brigadës.

Respekt pjesëtarëve të vdekur, krahas anëtarëve të familjeve u kanë dhënë edhe delegacionet nga kabineti i Presidentit  të Republikës së Maqedonisë, nga Ministria e Mbrojtjes e kryesuar nga ministri Zoran Jolevski, nga Shtatmadhoria e ARM-së, i kryesuar nga zëvendës-shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-majori Muhamet Recaj, nga Komanda e bashkuar operative, Brigadës së aviacionit  dhe nga brigada e parë e mekanizuar këmbësorike.

арм блаце

Në aksidentin me helikopter në Bllacë të Katllanovës, duke u kthyer nga misioni paqeruajtës ALTEA, jetët i kanë vrarë koloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, flamurtarët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët më të vjetër Janko Shiriq, Miki Ivanovski, Aleksandar Taskovski dhe Aleksandar Vasiq dhe tetari Zllatko Veljanovski.

Respekt ndaj pjesëtarëve të vdekur të ARM-së u është dhënë edhe në kampin Butmir, Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, prej ku pjesëmarrësit në misionin ALTEA u nisën në fluturimin e fundit.