Ne kemi një histori për të cilën jemi krenarë, por duhet të përpiqemi t’i zgjidhim problemet, tha sot Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ajo thotë se sfidat e sotme nuk mund të zgjidhen nëse jemi në të kaluarën me të dyja këmbët.

“Ne nuk duam të jemi peng i anëve të errëta të historisë së Ballkanit,” tha Sheqerinska.

Ministri vlerësoi se Kryeministri Zaev në intervistën e fundit për “BGNES” dërgoi mesazhe për pajtim dhe shikim të gjërave.