Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila ndodhet në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA, sot ka realizuar takim me zv.ndihmësen e sekretarit për mbrojtja, Lora Kuper, si dhe me zyrtarë tjerë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska në takime me përfaqësuesit e DASH ka përmendur argumentet pse Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s, duke theksuar rritjen e buxhetit dhe rrogës për ushtarët, reformat në mbrojtje, rritjen e numrit të ushtarëve në misionin në Afganistan, si dhe reforma tjera në sistemin e drejtësisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo në DASH është takuar edhe me zv.ndihmësin e sekretarit, Methew Palmer, i cili ka thënë se në Maqedonia punët janë zhvilluar shumë shpejt dhe vendi është përgatitur për të qenë pjesë e NATO-s.