Shumë shpejt dhe para fillimit të muajve të verës, ne do të organizojmë zgjedhjet që duhet të mundësojnë funksionimin e shtetit dhe institucioneve me kapacitet të plotë, tha sot Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pozicioni im është që ne duhet të organizojmë zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse kemi nevojë për shtet dhe institucione me kapacitet të plotë për të ndihmuar kompanitë të mbijetojnë, për të ndihmuar qytetarët që do të jenë në një situatë më të vështirë sociale dhe ekonomike, na duhen ligje, na nevojiten edhe para nga jashtë, dhe për të gjitha ato gjëra kemi nevojë për një Kuvend funksional. Pozicioni im është një orë më parë dhe patjetër duhet të organizojmë zgjedhjet para fillimit të muajve të verës”, tha Sheqerinska gjatë një vizite në kazermat e Kërçovës.

Çdo parti politike që dëshiron që shteti të funksionojë si demokraci, theksoi ajo, duhet ta pranojë këtë argument.

“Ne nuk po e bëjmë këtë për veten tonë, edhe ne do të donim që të na vazhdojë edhe pak mandati, ndërsa opozita duhet të thotë le të shkojmë në votime më shpejt. Sidoqoftë, kam një ndjenjë që një pjesë e opozitës konsideron shanset e vogla saj për të fituar, mendon që nëse zgjedhjet shtyhen, ato do të ndryshojnë. Këto nuk janë zgjedhje që duhet të jenë sipas dëshirës së LSDM-së, apo të OBRM-PDUKM-së, por këto janë zgjedhje që duhet të lejojnë që ky vend të funksionojë si orë, dhe jo të funksionojë me gjysmë kapaciteti”, tha Sheqerinska.